Zhirona mund Barcelonën, Reali i vetëm në krye
Befasia vjen nga sfida e mbrëmjes së sotme teksa në derbin katalanas Zhirona e “vogël” thyen 2-1 Barcelonën e Hansi Flik. Dueli i javës së 24 në La Liga u vendos nga dy golat e Lemar në të 62′ dhe Beltran në të 87′. Më herët kishte shënuar Kubarsi për ekipin Blaugrana (59′) ndërsa Lamin Jamal pati humbur një penallti në fund të pjesës së parë po për ekipin mik. Kështu me fitoren e Realit të shtunën 4-1 ndaj Sociedadit, kreu pëson ndryshimin e radhës me skuadrën e Arbeloas që merr e vetme vendin e parë me 60 pikë. Barça ka dy pikë më pak (58). Post navigation
Burimi:
sportiim.al