“Zhegrova rrëmbehet nga furia”, Spaleti pas humbjes me Kaljarin: Edoni po qendronte jashtë zonës së rrezikshme
Juventusi u mposht nga Kaljari me shifrat minimale 1-0 mbrëmjen e djeshme. Statistikat folën të gjitha për bardhezinjtë, por në fund 3 pikët shkuan në favor të Kaljarit. Spaleti aktivizoi edhe Edon Zhegrovën në pjesën e dytë të lojës, duke freskuar forcat në repartin sulmues. Megjithatë ai ka deklaruar për “Sky Sport” pas ndeshjes se nuk priste më shumë nga zëvendësimet. Trajneri i bardhezinjve u shpreh se Zhegrova po rrinte jashtë zonës kundërshtare dhe humbi qartësinë së bashku me Konseosaon. “A prisja më shumë nga zëvendësimet? Jo, sepse edhe pse kanë karakteristikat për tu përshtatur me atë dendësi, ata rrëmbehen nga furia. Ata humbasin qartësinë. Konseisao erdhi të luante si mesfushor mbrojtës në vend që të qëndronte lart në fushë për të synuar lojtarin e...
Burimi:
sportekspres.com