Zhegrova qendron në stol edhe te Kosova, dardanët luajnë me dy sulmues përballë Sllovakisë
Kosova do të luajë sot ndeshjen gjysmëfinale të fazës “play off” të Kupës së Botës. Dardanët do të sfidojnë Sllovakinë në transfertë, në ndeshjen që nis në orën 20:45. Franko Foda ka publikuar formacionin e tij për këtë përballje historike për Kosovën. Trajneri i dardanëve ka vendosur që të hedhë nga minuta e parë Muriqin dhe Asllanin në qendër të sulmit. Ndërkaq mesfusha do të përbëhet nga Rexhbeçaj dhe Hoxha në qendër, si dhe Vojvoda e Muslija respektivisht në krahun e djathtë dhe të majtë. Sa i përket mbrojtjes, Dellova dhe Gallapeni do të mbulojnë krahët, ndërsa Hajdari dhe Hajrizi do të pozicionohen në qendër. Porta i është besuar Arijanet Muriqit. Ndërkohë, Zhegrova do ta ndjekë ndeshjen nga stoli. Lojtari i Juventusit nuk ka pasur...
Burimi:
sportekspres.com