Zhegrova lë në baltë Kosovën? Juventus nuk do ta lejojë sulmuesin t’u bashkohet dardanëve ndaj Sllovakisë?
21 Mars 2026 17:57 Telesport Probleme të tjera për Kosovën në prag të sfidës ndaj Sllovakisë, e vlefshme për një biletë në Botëror. Përveç dy mungesave tashmë të konfirmuara për Dardanët si Amir Rrahmani dhe Leon Avdullahu, mund të jetë edhe Edon Zhegrova mungesa e madhe e radhës për Kosovën. “Gazzetta dello Sport” zbulon se Zhegrova ka pësuar një problem të vogël fizik për shkak të lodhjes në seancën e fundit stërvitore dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë asnjë minutë për të në dispozicion për sfidën e mbrëmjes të Juventusit ndaj Sassuolos. Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Juventusit mund të vendosin të ndalojnë Zhegrovën t’i bashkohet Kosovës, në rast se bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz.
Burimi:
telesport.al