Zhegrova i sheh nga stoli, Juventus me fitore spektakolare ndaj Parmës (video)

Zhegrova i sheh nga stoli, Juventus me fitore spektakolare ndaj Parmës (video)

Juventus ka bërë detyrën më së miri duke fituar 1-4 ndaj Parmës në transfertën në “Ennio Tardini”, e vlefshme për javën e 23-të në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur 0-2 për bardhezinjtë, të cilët gjetën fillimisht avantazhin pas golit të Gleison Bremer në minutën e 15-të. Francisco Conceicao krosoi nga goditja e këndit, braziliani kërceu më shumë se mbrojtësit e Parmës dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 37-të, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Pierre Kalulu, ishte Weston McKennie që shënoi një gol shumë të bukur me gjysmë-rroveshatë dhe dyfishoi shifrat për bardhezinjtë. Pjesa e dytë nisi me dy gola të shpejtë. Në minutën e 51-të, Andrea Cambiaso i pafat shënoi autogol në portën e tij. Megjithatë,...