Zhegrova dhe goli i humbur për kualifikimin, tifozët bardhezinj shfryjnë dufin në rrjetet sociale
26 Shkurt 2026 14:36 Alfred Lleshi Juventusi ishte shumë pranë mrekullisë ndaj Galatasaray. Pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë, skuadra e Luciano Spallettit fitoi 3-0 në kohën e rregullt, falë golave të Locatelli (penallti), Federico Gatti dhe Weston McKennie, duke çuar sfidën në shtesë, edhe pse me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Kelly në minutën e 48-të. Protagonist ishte Edon Zhegrova, i aktivizuar në minutën e 67-të, i cili krijoi rrezik vazhdimisht. Sidoqoftë, në minutën e 97-të, pra në shtesë, humbi rastin e artë për 4-0, me portën pothuajse bosh. Aksioni ndryshoi ndeshjen, më pas Victor Osimhen shënoi për 3-1 (105+2’) dhe turqit vulosën kualifikimin me rezultatin total 7-5. Zhegrova kërkoi falje ndaj tifozëve, por reagimet në rrjetet sociale ishin...
Burimi:
telesport.al