Zhegrova bëhet baba për herë të parë, emri i veçantë i fëmijës dhe mesazhet e ngrohta të juventinëve
Një ditë e veçantë për Edon Zhegrovën, që më 12 mars u bë baba për herë të parë. Sulmuesi dardan i Juventusit përjetoi një emocion që shkon përtej futbollit, lajmi u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale. Vetë klubi publikoi një mesazh urimi: “Urime Edon Zhegrova për lindjen e fëmijës së parë, Mars!” Kësisoji, “Zonja e Vjetër” u bashkua me urimet për lojtarin kosovar dhe partneren e tij Elsa. Lajmi nxiti një valë reagimesh dhe mesazhesh dashurie nga tifozët, duke e bërë këtë moment privat një festë të përbashkët për komunitetin bardhezi. Nën postimin e Juventusit, tifozët shkruanin mesazhe të ngrohta: “Mirësevjen, Mars i vogël”, ose inkurajime sportive: “Të frymëzon për të shtunën, kthehu i plotë Edon, kush beson është me ty”. Kjo bëri që dita...
Burimi:
telesport.al