“Zhbllokohet” blerja e bujshme e verës, Milan e mbyll vitin me fitore bindëse ndaj Veronës (video)

“Zhbllokohet” blerja e bujshme e verës, Milan e mbyll vitin me fitore bindëse ndaj Veronës (video)

28 Dhjetor 2025 14:26 Telesport Milan e ka mbyllur vitin 2025 me fitore, duke mposhtur 3-0 Veronën në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të dhe e fundit për këtë vit. Goli parë i kuqezinjve erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë. Luka Modric kroson nga këndi, Adrien Rabiot godet me kokë, Christian Pulisic tregohet i vëmendshëm dhe shtyn topin në rrjetë. Kuezinjtë e nisin shumë mirë pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë me Christopher Nkunku. Francezi i transferuar me shumë bujë gjatë merkatos së verës për 35 milionë euro zhbllokohet më në fund dhe shënon dy golat e parë me fanellën e Milanit. Fillimisht, Nkunku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, në...