Zgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 24-të në Abissnet Superiore (foto)

Zgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 24-të në Abissnet Superiore (foto)

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 24-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, duke vlerësuar performancat individuale më të spikatura në ndeshjet e fundit. Skema e zgjedhur është 1-4-2-3-1, me lojtarë nga disa skuadra që spikatën me paraqitjet e tyre. Në portë është Pano Qirko, gardiani i Partizani, i cili mbajti portën e paprekur në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës. Në repartin defensiv janë përzgjedhur Lorenc Trashi (Flamurtari), Blerim Kotobelli dhe Adrit Toli nga Teuta, si edhe Saliou Sembene (Partizani). Në mesfushë dyshja përpara mbrojtjes përbëhet nga Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Ardit Krymi (Vllaznia). Në vijën ofensive pas sulmuesit janë përzgjedhur Irgi Kasalla (Vora), Fernando Medeiros (Egnatia) dhe Sekou Sidibe (Partizani). Në majë të repartit ofensiv është...