Zgjedhjet për Presidentin e FSHF-së, Duka i vetëm në garë për mandatin e shtatë: Na bashkon pasioni për futbollin

Zgjedhjet për Presidentin e FSHF-së, Duka i vetëm në garë për mandatin e shtatë: Na bashkon pasioni për futbollin

Në “Shtëpinë e Futbollit” po mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF Në këtë Asamble do të zgjidhet Presidenti i FSHF për një mandat katër-vjeçar dhe 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF. Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e Armand Dukës, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës, i cili synon mandatin e 7-të në krye të Federatës. Sakaq, sipas asaj që ka konstatuar Komisioni i Verifikimit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF janë propozuar 13 emra kandidatësh: Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho. Po ashtu, në Asamblenë e nesërme do të shqyrtohet raporti i veprimtarisë së FSHF-së mes...