Zgjedhjet për president të FSHF-së, Armand Duka do të marrë sot mandatin e 7-të në krye të futbollit

Zgjedhjet për president të FSHF-së, Armand Duka do të marrë sot mandatin e 7-të në krye të futbollit

Adriatik BALLA Armand Duka, si kandidat i vetëm në zgjedhjet e asamblesë së zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, pritet sot të marrë një tjetër mandat katërvjeçar në krye të futbollit shqiptar. Ky do të jetë mandati i shtatë i tij në krye të FSHF-së. E mori drejtimin e federatës në vitin 2002 dhe vijon të jetë i paprekshëm në këtë pozicion. Madje nuk ka rivalë në garë dhe sa më shumë kalojnë vitet aq më i paprekshëm bëhet në krye të futbollit. Me këtë mandat ai futet në rrethin e atyre njerëzve nëpër botë që ka drejtuar më gjatë një federatë futbolli, të paktën futet në 4-5 personat që kanë drejtuar më gjatë. Situata Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të mbahet sot...