Zeqiri tregon pse nuk e vijoi karrierën në Premier League angleze
Në kampionatin anglez ka pak lojtarë shqiptarë. Megjithatë, ata pak që janë kanë kualitet dhe janë emra të spikatur sa i takon individualitetit të tyre, por problemi është se për shkak të rivalitetit nuk kanë mundur të marrin shumë hapësirë, pra kanë pak minuta në këmbët e tyre. Mes tyre ka qenë deri para pak kohës edhe Andi Zeqiri, i cili nuk është penduar që ndoqi ëndrrën për t’iu bashkuar Brightonit në Premier League e Anglisë. Por ai ka thënë se i mungoi durimi dhe puna për të fituar vendin e titullarit te klubi elitar i Anglisë. Sulmuesi Vidzev Lodzit, Zeqiri, luajti vetëm nëntë ndeshje në Premier League për Brightonin. Më pas ekipi anglez e huazoi fillimisht tek Augsburgu në Bundesligë e më pas edhe...
Burimi:
sot.com.al