Zbulohet “molla e sherrit”… Real Madridi tentoi të ndryshojë stafin e Xabi Alonsos, por ai refuzoi
13 Janar 2026 8:42 Alfred Lleshi Sipas “Marca”, drejtuesit e Real Madridit u përpoqën të ndryshonin stafin teknik të Xabi Alonsos, duke kërkuar përfshirjen e Antonio Pintus, përgatitësin e famshëm atletik dhe fizik. Alonso reagoi prerë, duke iu thënë drejtuesve se stafi i tij është një “vijë e kuqe” dhe se nuk do ta ndryshonte në asnjë rrethanë. Trajneri spanjoll e bëri të qartë se ruajtja e bashkëpunëtorëve të tij ishte kusht thelbësor për vazhdimin e projektit sportiv. Pas këtij refuzimi, klubi mori një vendim drastik: shkarkoi të gjithë stafin teknik, përfshirë edhe vetë Xabi Alonson. Lajmi, i bërë publik nga “Marca”, ka shkaktuar bujë të madhe, duke nxjerrë në pah përplasjen mes vizionit të trajnerit dhe kërkesave të klubit. Vendimi tregon se negociatat kanë dështuar...
Burimi:
telesport.al