Zbulohet misteri i vendndodhjes së Cristiano Ronaldo, lojtari rikthehet në stërvitje me Al Nassr

Zbulohet misteri i vendndodhjes së Cristiano Ronaldo, lojtari rikthehet në stërvitje me Al Nassr

Misteri i vendondodhjes së Cristiano Ronaldo ka mbaruar. Ylli portugez është rikthyer në stërvitje me Al Nassr pas protestave pas nënshkrimit të Karim Benzema për rivalët Al Hilal. CR7 ishte i pakënaqur me dështimin për të nënshkruar ish-shokun e tij të skuadrës së Real Madrid dhe theksoi se rivalët e Al Hilal patën një merkato më të suksesshme se Al Nassr. Madje rivalët sollën disa lojtarë në merkaton e janarit. Sipas Ronaldo, Al-Nassr nuk gëzon të njëjtën mbështetje financiare si klubet e kontrolluara nga fondi sovran i pasurisë PIF (Al-Hilal, Al-Ahli dhe Al-Ittihad), duke deklaruar se ekipi i tij “nuk ka fuqinë politike të Al-Hilal”. Pavarësisht kësaj, Ronaldo reagoi me zemërim, duke refuzuar të dilte në fushë të hënën kundër Al Riyadh dhe të stërvitej...