Zbulohet klauzola! Newcastle shton edhe 10 mln euro shtesë nga shitja e Gordon te Barcelona

Zbulohet klauzola! Newcastle shton edhe 10 mln euro shtesë nga shitja e Gordon te Barcelona

29 Maj 2026 16:28 Telesport Detaje të tjera janë zbuluar nga transferimi (thuajse i kryer) i Anthony Gordon te Barcelona. Newcastle ka kërkuar disa klauzola të veçanta në kontratën për shitjen e sulmuesit anglez në “Camp Nou”, sipas së cilave Newcastle mund të fitojë bonuse deri në 10 mln euro. Së pari, klubi anglez do të përfitojë 1 mln euro për çdo sezon gjatë të cilit Gordon luan në 60% të ndeshjeve. Në 5 sezone kontratë, janë gjithsej 5 mln euro lehtësisht të arritshme. Së dyti, Newcastle do të fitojë deri në 5 mln euro të tjera në varësi të trofeve që Barcelona do të fitojë gjatë 5 sezoneve të Gordon në “Camp Nou”.