Zbulohet klauzola e veçantë që pengon transferimin e Osimhen te Juventus, por jo tek ekipet angleze

Zbulohet klauzola e veçantë që pengon transferimin e Osimhen te Juventus, por jo tek ekipet angleze

2 Mars 2026 18:40 Telesport Pavarësisht respektit të shprehur publikisht të Victor Osimhen për Juventusin, transferimi i nigerianit te bardhezinjtë është shumë i vështirë. Së fundmi, është zbuluar një klauzolë e veçnatë që e nderlikon shumë një transferim të mundshëm te Juventus. Sipas kësaj klauzole, nëse Galatasaray e shet lojtarin te Juventus, ata do të duhet të paguajnë një tarifë te ish-klubi i tij, Napoli, gjë që e vështirëson shumë lëvizjen. Kjo klauzolë nuk vlen për ekipet e Premier League si Arsenal, Manchester United, Liverpool dhe Chelsea, të cilat po e monitorojnë nga afër situatën. Osimhen është nën kontratë me Galatasaray-in deri në vitin 2029, vlera e tij në treg llogaritet rreth 100 milionë euro.