Zbulohet formacioni i Shqipërisë përballë Polonisë

Zbulohet formacioni i Shqipërisë përballë Polonisë

Është zbuluar formacioni i kombëtares shqiptare për ndeshjen e sotme historike përballë Polonisë, që do të luhet në kuadër të Play Off-it për kualifikimin në Botëror. Në fushë sot do të jenë: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni. Trajneri Silvinjo i ka qendruar besnik formacionit të tij, ku ndryshimi i detyruar është Manaj në majën e sulmit. Sot kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo luajnë për historinë, duke u përballur në një ndeshje që vendos shumë për fatin Shqipërisë në Botërorin e Amerikës. Në rast fitoreje në Varshavë Shqipëria do të luajë përballë çiftit Ukrainë-Suedi, që përcakton ekipin e kualifikuar për në kompeticionin prestigjioz.