Zbulohet arsyeja pse Ibrahimovic nuk u shkarkua nga Milan dhe pse do të ketë një rol kyç në projektin e ri

Zbulohet arsyeja pse Ibrahimovic nuk u shkarkua nga Milan dhe pse do të ketë një rol kyç në projektin e ri

27 Maj 2026 17:03 Telesport Një ditë pas mos kualifikimit në Champions League, Milan shkarkoi zyrtarisht gjithë kupolën drejtuese, duke nisur nga Giorgio Furlani-n (CEO), Geoffrey Moncada (Drejtor Teknik), Igli Tare (Drejtor Sportiv) dhe sigurisht trajneri Max Allegri. La Gazzetta dello Sport zbulon se Ibrahimovic nuk është i punësuar drejtpërdrejt nga Milani, kështu që teknikisht nuk mund të shkarkohet, pasi nuk ka rol zyrtar në klub. Një tjetër arsye është fakti sepse zotëron aksione në RedBird, i Gerry Cardinale. Roli i Ibrahimovic në Milan është debatuar gjerësisht që kur ish-sulmuesi u emërua si ‘Partner Operativ’ dhe ‘Këshilltar i Lartë i Pronësisë’ i RedBird në dhjetor 2023. Sipas raportimit në fjalë, Ibrahimovic pranoi të blinte aksione në fondin amerikan disa muaj pasi Paolo Maldini kishte refuzuar...