Zbulohen 7 emrat që janë në radarin e Barcelonës për sulmin, dy prej tyre luajnë në Serie A
14 Mars 2026 17:47 Telesport Pavarësisht se ende nuk është vendosur nëse Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni, apo do të luajë edhe për një vit tjetër, Barcelona sërish do të ndërhyjë në merkato për repartin e sulmit. Edhe pse tashmë dihet që objektivi dhe ëndrra e madhe mban emrin e Julian Alvarez, katalanasit kanë në listën e tyre të paktën edhe 6 emra të tjerë për sulmin, bën të ditur “Sport”. Tre prej këtyre emrave luajnë në Bundesligë: Harry Kane, Serhou Guirassy dhe Fisnik Asllani. Kane ka një klauzolë që e lejon të largohet nga Bayern në fund të këtij sezoni për shifrën 65 milionë euro. Bavarezët në fakt po punojnë për rinovimin. Guirassy është përmendur edhe vjet për një...
Burimi:
telesport.al