Zaniolo, martesë surprizë me Sarën. “Po”-ja në altar, festimet dhe torta në formë zemre (fotot)

Zaniolo, martesë surprizë me Sarën. “Po”-ja në altar, festimet dhe torta në formë zemre (fotot)

Pas gati gjashtë vitesh lidhje intensive, me ulje-ngritje, Nicolò Zaniolo, aktualisht tek Udinese, dhe partnerja e tij Sara Scaperrotta kanë thënë më në fund “po” në altar. Çifti, prindër tashmë të një djali të lindur më 2021 dhe në pritje të fëmijës së dytë, celebroi martesën surprizë më 4 shkurt 2026. Ceremonia, e dokumentuar në “storiet” e Instagramit të nuses, përfshiu prerjen romantike të një torte të mbushur me pana në formë zemre dhe përkon me muajin e shtatë të shtatzënisë së Sara. Martesa u shoqërua edhe me fjalët prekëse të nuses: “Dashuria ime përgjithmonë. Dashuria triumfon gjithmonë”. Urimet erdhën edhe nga Udinese, që ndau fotot e ceremonisë në “storiet” e profilit të saj zyrtar.