Zanetti: Evituam Mourinhon? Le të mos e nënvlerësojmë Bodø/Glimt, ka shumë kurthe…

Zanetti: Evituam Mourinhon? Le të mos e nënvlerësojmë Bodø/Glimt, ka shumë kurthe…

Javier Zanetti, zv.president i Interit, komentoi për “Sky Sport” shortin e Nyon-it që vendosi zikaltërit përballë Bodø/Glimt në “play off”-in e Champions League: “Duhet të mbrohemi mirë, i kemi parë temperaturat, do të bëhet shumë ftohtë”. Rreth skuadrës norvegjeze: “Është një rival për t’u vëzhguar me kujdes, në ndeshjen e fundit mposhti Atlético Madridin. Duhet të jemi të përgatitur maksimalisht”. Çfarë Interi do të shohim: “Një Inter që do të jetë protagonist edhe në Champions. Na mungoi vetëm një pikë me Liverpool-in, ndryshe do të ishim në 1/8 finale tashmë. E pranojmë dhe do të përballemi me këtë skuadër që nuk duhet nënvlerësuar”. Rreth shortit, Mourinho kundër Realit: “Mund të ishim përballur me Benfica e trajnerit të madh Mourinho, që na njeh mirë dhe sillte...