Youssef En-Nesyri nuk vjen, Juventus gjen sulmuesin që i mungon në Premier League

Youssef En-Nesyri nuk vjen, Juventus gjen sulmuesin që i mungon në Premier League

26 Janar 2026 17:55 Telesport Pista e Youssef En-Nesyri ka rënë përfundimisht, edhe pse Juventus kishte gjetur gjuhën e përbashkët me Fenerbace për transferimin e sulmuesit maroken gjatë merkatos së janarit, në fund lojtari refuzoi bardhezinjtë dhe është gati të rikthehet tek ish-ekipi i tij, Sevilla. Duke qenë se ka vetëm një javë kohë në dispozicion, pasi merkato dimërore mbyllet më 2 shkurt, Juventus ka gjetur një tjetër objektiv për sulmin, sipas asaj që zbulon “La Gazzetta dello Sport”. Bëhet fjalë për sulmuesin 27-vjeçar të Everton, Beto, i cili ka shënuar vetëm 3 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon, dy prej të cilëve në Premier League. Beto ka qenë më parë pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellën e Udinese. Propozimi i Juventusit...