Yoro: Të gjithë në skuadër duan që Casemiro të qëndrojë edhe tifozët e treguan në stadium

Yoro: Të gjithë në skuadër duan që Casemiro të qëndrojë edhe tifozët e treguan në stadium

17 Mars 2026 12:49 Telesport Të gjithë në skuadrën e Manchester United donin që Casemiro të qëndronte në Old Trafford, sipas Leny Yoro. 34-vjeçari brazilian do të largohet nga United në fund të sezonit kur dhe kontrata e tij mbaron. Casemiro shënoi në fitoren 3-1 të së dielës ndaj Aston Villa dhe Old Trafford brohoriti që ai të qëndronte edhe një vit. United kishte mundësinë të aktivizonte klauzolën për një vit shtesë në marrëveshjen e mesfushorit, por u ra dakord që braziliani të largohej. Ndaj, pavarësisht dëshirës së tifozëve nuk pritet një kthesë 180 gradëshe.  “Të gjithë donin që ai të qëndronte. Ai është një lojtar vërtet i rëndësishëm për ne, ai e tregoi përsëri se sa vlen për këtë klub“, tha Yoro. “Edhe në...