Ylber Ramadani rimerr pozitat e liderit te Leçe, tani “abonohet” edhe me golin

Ylber Ramadani rimerr pozitat e liderit te Leçe, tani “abonohet” edhe me golin

Adriatik BALLA Në kampionatin italian luan një kontigjent i madh e cilësor i lojtarëve shqiptarë. Në të dy seritë kryesore të futbollit italian militojnë disa prej elementëve kryesorë të përfaqësueses kuqezi, përfshi dhe kapitenin e skuadrës kombëtare, Berat Gjimshiti, që është pjesë e Atalantës prej gati dhjetë vjetësh. Ndërkohë, në fundjavën e shkuar spikatën disa lojtarë atje. Ka lajme të mira, sikurse ndodh me mesfushori Ylber Ramadani, por edhe lajme të këqija, sikurse ndodhi me dëmtimin e rëndë të lojtarit 18-vjeçar Xhoi Nuredini. Ramadani shndërrohet në “yll” i Leçes Ylber Ramadani duket se kthehet në një futbollist vendimtar për skuadrën e Leçes kur ajo ka më shumë nevojë për ndihmën e tij. Ndihmë, edhe duke shënuar gola të rëndësishëm për të siguruar rezultate që do...