Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Yildiz mesazh Juventus për të ardhmen, kërkon një ekip konkurrues për të rinovuar kontratën
Udhëtimi i Kenan Yildiz te Juventus duket se po nis një tjetër fazë. Sulmuesi turk tani është xhevahiri i çmuar që bardhezinjtë kanë në ekipin e pare, e tashmja dhe e ardhmja. Në listën e prioriteteve të drejtorit sportiv Marco Ottolini, situata e numrit 10 është në krye të saj. Yildiz ka shumë admirues, por te Juventus e dinë se ai duhet të mbahet dhe për këtë arsye, do të nevojiten përpjekje shtesë për ta bindur atë. Nuk është vetëm një çështje e rrogës së tij, pasi Yildiz dhe Juve gjithmonë kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Turku ka nevojë për qartësi mbi të ardhmen e Juventus. Kjo është arsyeja pse negociatat për rinovimin e kontratës së tij kanë ngecur, duke shtyrë çdo zhvillim deri në...