Yildiz: Kurrë nuk kam luajtur për para. Ja pse i thashë lamtumirë Bayernit pas 11 vitesh

Yildiz: Kurrë nuk kam luajtur për para. Ja pse i thashë lamtumirë Bayernit pas 11 vitesh

“Nuk kam luajtur kurrë për para, por për t’u përmirësuar. Gjithmonë kam menduar se paratë janë pasojë”. Kështu, ylli i Juventusit, Kenan Yildiz, shpjegon transferimin në Torino në intervistën për “Corriere dello Sport”. “Këtë pjesë e menaxhon familja ime. Unë thjesht iu kam thënë prindërve se te Juve jam dhe kam qenë shumë mirë. Jam këtu prej katër vitesh dhe të gjithë më kanë treguar besim të madh, atë që më mungoi te Bayerni”, – shtoi turku. Për këtë arsye u largove? Ja si përgjigjet Yildiz: “Jo për para, nuk kishte probleme të tilla. Kam qenë atje 11 vite dhe kurrë nuk e ndjeva besimin e tyre, gjithmonë ishte dikush më i mirë se unë. Ishte e lehtë, do të thoja natyrale të largohesha”. Sezoni...