“Yildiz ka lindur për të qenë yll. Mund të arrijë nivelin e Del Piero, Nedved, Platini dhe Buffon”

“Yildiz ka lindur për të qenë yll. Mund të arrijë nivelin e Del Piero, Nedved, Platini dhe Buffon”

17 Shkurt 2026 10:03 Alfred Lleshi Fatih Terim, ish-trajneri i Turqisë dhe i Galatasaray, në ditën e ndeshjes ndaj Juventusit, e përshkruan këtë si “pla yoff”-i më i mirë i Champions-it: “Me Spallettin, bardhezinjtë janë më energjikë dhe të shpejtë, taktikat ndryshojnë shpesh”. Në këtë kontekst, McKennie është “i çmuar” sipas Terim. Ai vlerëson individualitetin e Yildiz: “Është ylli më i ndritshëm, e shikoj me gëzim, është ndër më të mirët e Europës”. Terim e konsideron Yildiz si një ikonë që ka lindur për të qenë yll dhe shton: “Mund të jetë idhulli që plotëson nevojat e klubit. Duhet të ndihet krenar për pozicionin që ka marrë te Juventusi. Nëse vazhdon kështu, mund të arrijë nivelin e Del Pieros, duke shoqëruar legjenda si Platini, Zidane, Buffon...