Yildiz drejt rinovimit, Juventusi gati marrëveshjen

Yildiz drejt rinovimit, Juventusi gati marrëveshjen

E ardhmja e Kenan Yildiz te Juventusi mbetet një nga çështjet më të rëndësishme në axhendën e klubit bardhezi. Sulmuesi 20-vjeçar, i cili është shndërruar në një nga elementët kyç të skuadrës, synon një rinovim kontrate që të reflektojë rolin dhe rëndësinë e tij aktuale në ekip, si dhe ambiciet personale për vitet në vijim. Juventusi pritet të rifillojë zyrtarisht bisedimet për zgjatjen e kontratës së Yildiz në javët e ardhshme. Ky proces pritet të përshpejtohet edhe nga emërimi i drejtorit të ri sportiv, Marko Otolini, i cili do të ketë një rol qendror në ndërtimin e projektit afatgjatë të klubit. Kontrata aktuale e talentit turk skadon në qershor të vitit 2029, por duke parë peshën që ai ka marrë në skuadër, të dyja palët...