Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Yamal përmbys hierarkinë globale, fanella më e shitur në botë mban emrin e tij
18 Dhjetor 2025 11:09 Alfred Lleshi Viti 2025 shënon një kthesë historike në marketingun e futbollit botëror. Fanella më e shitur nuk mban më emrin e Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos, por atë të Lamine Yamal. Sipas të dhënave të publikuara nga “SportBible”, 1.32 milionë tifozë kanë blerë fanellën e talentit 18-vjeçar të Barcelonës, duke e ngjitur atë në krye të renditjes globale. Messi ndjek në vendin e dytë, me rreth 40 mijë fanella më pak, ndërsa Cristiano Ronaldo zbret deri në pozicionin e shtatë, një tregues i qartë i ndërrimit të brezave. Ky sukses lidhet drejtpërdrejt me atë që Yamal ka treguar në fushë. Ai ishte figurë kyçe në triumfin europian të Spanjës, u dallua në Champions League dhe u përmend seriozisht edhe në garën...