Yamal: Nuk mendoj për “Topin e Artë”, dua vetëm të fitoj me Barçën dhe kombëtaren
5 Shkurt 2026 14:58 Alfred Lleshi Lamine Yamal ishte një nga personazhet kryesore në gala-në e “Mundo Deportivo”, në 120-vjetorin e gazetës spanjolle. Para se të merrte trofeun “Mundo Deportivo” për sezonin e tij të jashtëzakonshëm, tha: “Është një krenari për mua, familjen dhe miqtë e mi. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që ky vit të jetë edhe më i mirë”. Numri 10 i Barcelonës shtoi ambicien: “Tani vijnë momentet e rëndësishme ku duhet të dalin në pah lojtarët me cilësi. Po e shijoj këtë moment dhe dua më shumë”. Pavarësisht se Barça kryeson në La Liga, 18-vjeçari theksoi se duhet të luftojnë deri në fund për ta mbrojtur titullin: “Është konkurrenca më e vështirë, deri në fund nuk vendoset asgjë. Duhet të fitojmë...
Burimi:
telesport.al