Yamal ngre zërin: Përdorimi i një feje si tallje ju bën injorantë dhe racistë…

Yamal ngre zërin: Përdorimi i një feje si tallje ju bën injorantë dhe racistë…

2 Prill 2026 8:10 Alfred Lleshi Futbollisti i Spanjës dhe Barcelonës, Lamine Yamal, ka reaguar në rrjetet sociale pas thirrjeve “mysliman është ai që nuk kërcen”, të dëgjuara në ndeshjen Spanjë-Egjipt, në stadiumin e RCD Espanyol. Sulmuesi i ri, që praktikon fenë islame, u largua i pari nga fusha, i mërzitur nga ajo që ndodhi që në minutat e para të ndeshjes, e cila përfundoi 0-0. Ja reagimi i Yamal: “Unë jam mysliman, alhamdulillah (falënderuar qoftë Zoti). Dje në stadium u dëgjua thirrja ‘ai që nuk kërcen është mysliman’. E di që ishte për ekipin kundërshtar dhe jo personale ndaj meje, por si mysliman e konsideroj mungesë respekti dhe diçka të papranueshme. E kuptoj që jo të gjithë tifozët janë kështu, por atyre që i këndojnë...