Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”
Distria Krasniqi vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke i sjellë Kosovës një tjetër sukses të madh. Xhudistja kosovare fitoi medaljen e artë në Grand Slam e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi mposhti në finale spanjollen Ariane Toro Soler me Ippon për më pak se 10 sekonda. Krasniqi e nisi garën nga raundi i dytë, ku dominoi ndaj francezes Alicia Marques, për të vazhduar me fitore të vështirë ndaj brazilianes Larissa Pimenta në çerekfinale. Në gjysmëfinale triumfoi ndaj Amandine Buchard, ndërsa në finale vulosi suksesin e saj të nëntë në Grand Slam e Parisit, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga xhudistet më të mira në botë.
Burimi:
javanews.al