Xhixha udhëheq Tiranën në fitore jetike ndaj Egnatias
Abissnet Superiore, java e 31: Tirana- Egnatia 3-1 (Tabeku 12′, Xhixha 63′ pen, D. Halili 69’/ Buriç 58′) Tirana arrin të fitojë një ndeshje mjaft të komplikuar për fatet e saj drejt qëndrimit në Abissnet Superiore. E udhëhequr nga Redon Xhixha (asist dhe gol) skuadra e Orges Shehit i bëri mjaft mirë detyrat e shtëpisë ndaj Egnatias së vendit të dytë. Fillimisht (12′) një gol i gjithi spektakolar. Mysloviç lëshon një top nga prapavija drejt Xhixhës me sulmuesin kurbinas teksa pasi afrohet drejt zonës, sherben për Tabeku i cili godet saktë për të kaluar përpara. Reagimi i rrogozhinasëve ishte i shpejtë duke kërkuar me insistim barazimin. Ai erdhi vetëm në minutën e 58′ ndërsa Buriç dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga e djathta....
Burimi:
sportiim.al