Xherdan Shaqiri përgjigjet për “Blick”: Jam shumë i ri, më pret karrierë e gjatë

Xherdan Shaqiri përgjigjet për “Blick”: Jam shumë i ri, më pret karrierë e gjatë

Xherdan Shaqiri ende po e shijon futbollin, ndërsa në fushën e lojës ndihet si adoleshent. Këtë 34-vjeçari e ka thënë në një intervistë të gjatë për gazetën e madhe zvicerane, “Blick”. Shaqiri është kapiten dhe lider i Bazelit. Këtë skuadër në edicionin e kaluar e udhëhoqi drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës. Edhe këtë edicion Bazeli është në garë për titull, ndonëse po përballet me konkurrencë të madhe. Në intervistën e gjatë, Shaqiri fillimisht është pyetur se sa i vjetër ndihet në fakt. “Është pyetje e gabuar. Duhet të më pyesësh se sa i ri ndihem”, ka thënë Shaqiri duke qeshur. Më pas është pyetur nëse ndihet më i ri se 34-vjeçar. “Po, do të thosha. Së paku në fushën e futbollit unë...