Xhaka shkëlqen dhe jep asist, por Sunderland nuk merr dot më shumë se 1 pikë ndaj Leeds (video)

Xhaka shkëlqen dhe jep asist, por Sunderland nuk merr dot më shumë se 1 pikë ndaj Leeds (video)

28 Dhjetor 2025 16:57 Telesport Sunderland e ka mbyllur vitin me barazim në Premier League. Në “Stadium of Light”, Sunderland barazoi 1-1 ndaj Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të në Premier League. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar në minutën e 28-të nga Simon Adingra, aps një asisti të mrekullueshëm të kapitenit Granit Xhaka. Ky është asisti i pestë këtë sezon për mesfushorin me origjinë shqiptare, i cili ka shënaur edhe një gol. Leeds barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë aps një aksioni model dhe finalizimit të Dominic Calvert-Lewin, i cili gjeti golin pas asistit të Brenden Aaronson. Me golin e shënuar sot, Dominic Calvert-Lewin bëhet lojtari i parë në historinë e Leeds United që...