Xhaka dhe Gjasula entuziazmojnë fëmijët në “Elite Youth Development”

Xhaka dhe Gjasula entuziazmojnë fëmijët në “Elite Youth Development”

Vijojnë aktivitetet e organizuara nga FSHF për kontigjente të ndryshëm fëmijësh, por në grupime të ndryshme ka edhe elementë të përzgjedhur për ekipet e moshave të kombëtares. Ndërkohë, Elite Youth Development Academy zhvilloi një aktivitet të veçantë edukativ dhe motivues, duke mirëpritur dy ish-lojtarë të Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka dhe Jurgen Gjasula, në një vizitë që synonte ndarjen e eksperiencave dhe frymëzimin e brezit të ri të futbollistëve. Gjatë kësaj pasditeje, Xhaka dhe Gjasula u angazhuan në një bashkëbisedim të hapur me lojtarët e akademisë, ku ndanë histori nga karriera e tyre profesionale, duke u ndalur te momentet kyçe, sfidat e përballuara dhe rëndësia e përkushtimit të vazhdueshëm në çdo fazë të zhvillimit sportiv. Ish futbollistët e Kombëtares theksuan rëndësinë e mentalitetit korrekt, disiplinës dhe...