Xavi Hernandez gati të rikthehet në aksion, e kërkon ekipi që ka fituar 4 herë Champions League
18 Janar 2026 18:01 Telesport Që pas largimit nga Barcelona, Xavi Hernandez ka refuzuar disa oferta, duke qenë i bindur se nuk i përshtateshin profilit të tij dhe objektivave që ai ka si trajner. Megjithatë, periudha e pushimeve mund të jetë drejt fundit për ish-trajnerin e Barcelonës. Mediet spanjolle bëjnë me dije se Xavi Hernandez mund të jetë trajneri i ri i Ajax, pasi trajneri aktual Fred Grim nuk ka bindur aspak, duke qenë larg objektivave të këtij fillim sezoni. Shtysa kryesore që mund të jetë vendimtare në arritjen e marrëveshjes është Jordi Cruyff, i cili është emëruar pak ditë më parë si Drejtori i ri Teknik i Ajax-it dhe emri i Xavi Hernandez është i pari në listën e kandidatëve për trajnerin e ri....
Burimi:
telesport.al