Xabi Alonso në “mëshirën” e Sevilla, lamtumirë si Bernd Schuster?

Xabi Alonso në “mëshirën” e Sevilla, lamtumirë si Bernd Schuster?

19 Dhjetor 2025 12:46 Alfred Lleshi Real Madridi luan këtë të shtunë ndaj Sevilla në “Bernabéu”. Një “finale” tjetër për Xabi Alonson, që në rast humbjeje mund të shkarkohet. Një skenar i njohur te “Los Blancos” pas vizitave të Sevilla. E fundit ishte dhjetori 2008 kur Sevilla fitoi 4-3 në “Bernabéu” dhe pak orë më pas, Bernd Schuster u shkarkua si trajner. Ishte 9 dhjetori 2008; gjermani u largua jo vetëm për humbjen ndaj Sevilla, por edhe deklaratën e tij pas ndeshjes. I ndodhur para “El Clasico”, Schuster tha: “Më duket e pamundur të fitojmë të shtunën në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës”. Fjalët e tij shteruan durimin e drejtuesve të Realit, që më pas e zëvendësuan me Juande Ramos. Atë sezon, Real Madridi fitoi vetëm Superkupën...