Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Xabi Alonso, mesazh Simeones: Jo gjithçka lejohet, duhet respekt për rivalin
9 Janar 2026 8:43 Alfred Lleshi Xabi Alonso foli pas fitores së rëndësishme të Real Madridit ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. “Objektivi ishte finalja. Ishte një gjysmëfinale shumë e luftuar. U vendosëm mirë që në fillim. Ekipi konkurroi, dinte të vuante. Me 2-1 u mbajtëm dhe rezistuam mirë”, – tha ai, duke theksuar se ndaj Barcelonës do të duhet një tjetër fytyrë. Për incidentin Vinicius–Simeone: “Nuk më pëlqeu momenti. ‘Cholo’ i tha diçka dhe kjo kalon frymën e respektit. Jo gjithçka lejohet. Fola me Vinicius dhe gjithçka mbetet mes nesh”. Për golin e hershëm: “Na kushtëzoi, por e rëndësishme ishte ndeshja në total dhe finalja”. Valverde: “E meritonte atë gol. Goditje klasike e Fede”. Rüdiger: “Përpjekje e madhe; pas zëvendësimeve u stabilizuam”....