“Xabi Alonso ka nevojë për kohë, por te Real Madrid ajo nuk është kurrë e mjaftueshme”

“Xabi Alonso ka nevojë për kohë, por te Real Madrid ajo nuk është kurrë e mjaftueshme”

29 Dhjetor 2025 9:04 Telesport Në një intervistë, ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, foli për situatën aktuale te “los blancos”, duke mbrojtur trajnerin Xabi Alonso. Gjermani ka theksuar se sa e vështirë është të stërvitësh një klub si Real Madrid. “Këtu, fiton dhe askush nuk është i lumtur”, u shpreh Toni Kross, që ka fituar gjithçka në karrierën e tij si madrilen. Më tej, ai shtoi: “Nëse barazon ose humbje kritikohesh menjëherë, ndaj kjo nuk është e drejtë”. “Xabi Alonso ka cilësi të shkëlqyera si trajner dhe e njeh mjedisin, por atij i duhet kohë për të përcjellë idetë e lojën e tij. Gjithsesi, kjo gjë është pothuajse e pamundur ta kesh në Madrid”, tha Toni Kross.