Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Xabi Alonso “blen kohë”… Sevilla si test i ri për të ardhmen, por situata mbetet e pasigurt
18 Dhjetor 2025 14:07 Alfred Lleshi Fitoret ndaj Alavés në La Liga dhe Talavera në Kupën e Mbretit i kanë “blerë kohë” Xabi Alonsos, por nuk japin garanci për të ardhmen. Sipas “MARCA”, krediti i trajnerit të Real Madridit mbetet minimal dhe dy sukseset radhazi nuk i kanë zhdukur dyshimet, sepse loja nuk po përmirësohet dhe projekti sportiv duket i bllokuar. Ndeshja e së shtunës me Sevilla do të hapë një fazë të re reflektimi në klub, por e ardhmja e Alonsos nuk duket e sigurt, përveç nëse vjen një reagim bindës dhe i qëndrueshëm. Edhe në rast kalimi të këtij testi, Superkupa e Spanjës do të ishte prova vendimtare. Kundër Atlético Madridit dhe Barcelonës, vetëm fitorja do t’i garantonte qëndrimin deri në fund të...