Wolff: Marrëdhënia Russell-Antonelli në pistë nuk do të jetë si ajo mes Hamilton e Rosberg
Britaniku Goerge Russell dhe italiani Kimi Antonelli kanë fituar dy garat e para të këtij sezoni në Formula 1. Dy pilotët e Mercedes kanë bërë diferencën në pistë edhe falë një paraqitje më të mirë të makinës gjermane, duke sjellë edhe një rivalitet mes tyre, që sipas shefit Toto Wolff nuk do të sjellë përplasje në pistë. Të dy janë të ndarë në renditje me katër pikë, me britanikun që ka fituar edhe garën sprint në Kinë. Ndaj, në Japoni të gjithë presin një tjetër përballje kokë më kokë edhe pse përvoja e britanikut është më e madhe se ajo e italianit. Toto Wolff është i vetëdijshëm se njëfarë tensioni midis Russell dhe Antonelli është i pashmangshëm, por ai është i bindur se nuk do...
Burimi:
telesport.al