Wirtz nuk e fsheh dot lumturinë pas golit të parë, ja premtimi i madh për tifozët e Liverpool
27 Dhjetor 2025 21:07 Telesport Liverpool e mbylli me fitore vitin 2025, duke mposhtur 2-1 Wolves në “Anfield”, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të në Premier League. Të kuqtë shënuan dy gola në dy minuta, fillimisht me Ryan Gravenberch dhe më pas me Florian Wirtz. Gjermani shënoi pas asistit të mrekullueshëm të Hugo Ekitike. Ky është goli i parë për Wirtz me fanellën e Liverpool. Një gol çlirimi pasi periudhës së vështirë që ka kaluar në “Anfield” deri tani në sezonin e tij të parë. Në intervistën në fund të ndeshjes, Wirtz nuk e fshehu lumturinë për golin e tij të parë dhe premtoi që ky gol do të pasohet nga të tjerë në vijim. “Isha i sigurt se do të shënoja një ditë....
Burimi:
telesport.al