Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Wirtz jep asistin e parë, Isak i pafat, por një super Ekitike. Liverpool me fitore të madhe ndaj Tottenham (video)
Liverpool ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë 1-2 ndaj Tottenham, në supersfidën e luajtur në Londër, e vlefshme për javën e 17-të në Premier League. Tottenham luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak. Xavi Simons u ndëshkua me karton të kuq pas sinjalizimit të VAR, për një ndërhyrje të rrezikshme me takë nga pas ndaj Virgil van Dijk, në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në fillim të pjesës së dytë, Alexander Isak futet në fushë në vend të Conor Bradley, i dëmtuar. Pikërisht pak minuta më pas, suedezi bëhet protagonist dhe zhbllokok shifrat. Pas një topi të humbur të Cristian Romero dhe kombinimit Ekitike, Wirtz, gjermani asiston për Isak, suedezi...