Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Wirtz: E dija që goli do të vinte herët a vonë në Premier, ndjesia më e bukur në botë
29 Dhjetor 2025 10:18 Telesport Florian Wirtz më në fund ia bëri sefte, duke realizuar golin e tij të parë në Premier League me fanellën e Liverpool. Një gol që ndihmoi kampionët e Anglisë të fitonin 2-1 ndaj Wolves. Për shënimin e golit të parë në Premier League, ai komentoi: “Ishte shumë bukur, ndjesia në fushë me tifozët përreth. Isha shumë i lumtur dhe jam ende, më pëlqen”. “Isha i sigurt se do të shënoja një ditë, por sigurisht që doja të filloja të shënoja dhe të asistoja më herët. Do të vinte ai gol, duhet ta pranoj, por thjesht e dija që do të vinte”, tha Wirtz. Për fitoren e Liverpool ndaj Wolves ai tha: “Luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer dhe mendoj...