Wilder mposht me “split decision” Chisora në përfundim të një përballje epike mes dy legjendave të boksit

Wilder mposht me “split decision” Chisora në përfundim të një përballje epike mes dy legjendave të boksit

5 Prill 2026 14:28 Telesport Boksieri amerikan Deontay Wilder fitoi me “split decision” (vendim i ndarë) duelin me britanikun Dereck Chisora, sfidë e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës. Një përballje interesante dhe emocionuese mes dy prej veteranëve të peshës së rëndë. Për të dy boksierët kjo ishte sfida e 50-të në karrierë dhe të dy dëshironin fitoren në këtë përballje jubilare. Por në fund, dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Wilder (115-111 dhe 115-113), ndërsa njëri ia dha fitoren Chisora (115-112). Ishte një ndeshje që për Chisora (42 vjec) mund të shënojë fundin e karrierës së tij (36 fitore e 14 humbje), ndërsa për 40-vjecarin Wilder (45 fitore, 4 humbje e 1 barazim) rindizen shanset për një duel për titullin kampion bote në peshën...