Volkanovski fiton edhe revanshin ndaj Lopes, konfirmohet kampion bote në peshën “featherweight”
1 Shkurt 2026 9:36 Telesport Luftëtari australian Alexander Volkanovski, mbrojti sot titullin kampion bote në peshën “featherweight“ (pesha deri 66kg). Në eventin UFC-325, zhvilluar në Sidney, në shtëpinë e tij, ai mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve brazilianin Diego Lopes. Një përballje e fortë me 5 raunde, në përgjithësi e komanduar nga Volkanovski, që korri suksesin e 28-të në karrierë (ka edhe 4 humbje). Ndërsa për Lopes, kjo është humbja e tetë në kafaz (ka edhe 27 fitore). Kjo ishte përballja e dytë mes dy luftëtarëve, me Volkanovski që përsëriti rezultatin e një viti më parë, duke mbrojtur titullin. Edhe pse Lopes u përpoq të fitojë revanshin, nuk arriti dot të bëjë diferencën, ndaj u detyrua të pranojë humbjen. Gjithsesi, të dy sportistët treguan një...
Burimi:
telesport.al