Vllaznisë i mjafton një gol për të mbajtur të paprekur kreun e Superiores, fitore spektakolare e Partizanit në Ballsh

Vllaznisë i mjafton një gol për të mbajtur të paprekur kreun e Superiores, fitore spektakolare e Partizanit në Ballsh

Adriatik BALLA Java e 23-të e Kategorisë “Abissnet Superiore” u zhvillua dje dhe pati mjaft surpriza jo vetëm në lojë por edhe në rezultate. Me përjashtim të Vllaznisë, të cilës i mjaftoi një gol që të ruajë distancën në kryesim, në ndeshjet e tjera nuk munguan emocionet dhe befasitë në shifra. Por, duhet pranuar, Vllaznia ka bërë një tjetër hap para në rrugën e saj drejt titullit me fitoren e 6-të radhazi, duke mundur me shifrat 1-0 Vorën në fushën e kësaj të fundit. Shkodranëve u ka mjaftuar një tjetër gol i të zakonshmit Kallaku, i cili është kthyer në forcën kryesore të fazës ofensive në këtë pjesë të sezonit. Më pas kuqeblutë menduan të administronin rezultatin teksa Vora provoi në çdo mënyrë të barazonte,...