Vllaznia nuk e humb kreun e renditjes, “demat e kuq” ndalen nga Teuta

Vllaznia nuk e humb kreun e renditjes, “demat e kuq” ndalen nga Teuta

Kreu i “Abissnet Superiores” mbetet i ndarë mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Shkodranët nuk e kanë humbur vendin e parë, teksa sot kanë barazuar me shifrat 0-0 kundër Dinamos. Kuqeblutë tashmë shkojnë në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Dinamo mbetet 4 pikë larg ‘final four’-it. Në krahun tjetër, Teuta ka ndalur me sukses Partizanin. “Demat e kuq” nuk kanë shkuar më larg se një barazim 2-2. Skuka zhbllokoi rezultatin në minutën e 16, ndërsa Zhongoja përmbysi shifrat me golat e tij në minutën e 26 dhe të 48. Megjithatë, avantazhi i Teutës zgjati vetëm 6 minuta. Bytyçi tundi rrjetën për herë të dytë për Partizanin, duke fiksuar shifrat përfundimtare në 2-2./Sport Ekspres/