Vllaznia mposht Dinamon, Balaj e Kallaku shënues
Vllaznia e gjën në moment jo të mirë Dinamon dhe e mposht në ‘Air Albania 0-2. Ngjau këtë mbrëmje për javën e 20-të Abissnet Superiore teksa në temperatura të ulëta ndeshja u luajt pa shumë tifozë në shkallë. Sidoqoftë në fushë ishte skuadra shkodrane më e qartë ndërsa në të 31’ Bsmark fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol i zakonëshmi Bekim Balaj. Në pushim të ndeshjes ikin dritat dhe impianti mbeti terr për më shumë se 30′ duke bërë që pjesa e dytë të zhvillohet shumë me vonesë. Në këtë pjesë pasi Dinamo ‘konfuze’ provoi të barazonte, lirim Kastrati për kuqeblutë arriti të shërbejë dy herë për gol teksa në njërën prej tyre Sherif Kallaku plot klas e dërgoi topin në rrjetë...
Burimi:
sportiim.al